Bakery Dreni anëtari më i ri i OAK-së

 

Gjatë ditës së sotme në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u mirëprit në takim pronari i Bakery Dreni, Avni Muhadri.

Zyrtarja Rreze Cana njoftoi më detajisht për shërbimet dhe aktivitetet që oda ofron për bizneset anëtare, ku theks i veçantë i’u kushtua angazhimeve të bëra me qëllim të krijimit të lehtësirave për sektorin e bukëpjekësve, ndër të cilat janë peticioni si dhe kërkesat e adresuara në Ministritë përkatëse.

Muhadri përgëzoi OAK-në për angazhimin e deritanishëm në përmirësim të klimës së të bërit biznes në Kosovë, e në veçanti për punën e bërë për sektorin bukëpjekës.

Në fund të takimit Muhadri shtoi që Bakery Dreni i bashkohet Odës se Afarizmit të Kosovës.