Bibita Group depërton në tregjet botërore

Kosova ka pak kompani që kanë arritë që të depërtojnë në tregjet botërore duke u shndërruar edhe në ambasador të ekonomisë së Kosovës.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, z. Skënder Krasniqi me bashkëpunëtor vizituan kompaninë Bibita Group, ku u pritën nga z. Labinot Gruda, pronar i kompanisë.
z. Gruda e njoftoi OAK-u me sfidat që po ka biznesi i tij që të afaroi në Kosovë, duke përmendur problemet e shumta me energjinë elektrike, akcizën që po i shkatërron prodhuesit e pijeve joalkoolike, si dhe shumë pengesa që po u shkaktojnë politikat fiskale në Kosovë. Një problem tjetër me rëndësi që u theksua ishte se: “mos rregullimi i duhur i ekzekutimit të faturave, si nga shitësi po ashtu edhe nga blerësi, duke e pasur një zgjedhje ende pa shkua në gjykatë”.

Ndërsa, z. Skënder Krasniqi, e njoftoj z. Gruda me të arriturat e OAK-ut që nga themelimi si dhe për objektivat që kemi për t’a mbështetur biznesin në Kosovë. Z. Krasniqi e falënderoi z. Gruda për pritjen si dhe e inkurajoj që mos të ndalet së angazhuari, që produktet Made in Kosova të jenë prezent kudo në botë.

Bibita Group është e certifikuar me standarde ndërkombëtare: HACCPFOOD SAFETY STANDARD, EN ISO 9001:2008INTERNATIONAL STANDARD, HALALKOSOVA HALAL INSTITUTE,ndërsa sivjet në panairin e Dubait kishte fituar dy çmime të para: për cilësi dhe dizajn.

http://www.bibitagroup.com/