Në mesin e qindra bizneseve anëtare të cilat janë pjesë e Odës së Afarizimit të Kosovës, së fundmi  kësaj liste i’u është shtuar edhe biznesi më i ri anëtar i cili është Poliklinika Biohit.

Përfaqësueset e OAK-së u pritën në takim nga menaxheri i spitalit Biohit Bujar Rexhaj me ç’rast u diskutua rreth mbetjeve spitalore, aktiviteteve të cilat ofron Poliklinika Biohit si dhe punët e mira që OAK ka bërë deri më tani.

Qendra diagnostike terapeutike Biohit ofron këto shërbime:

Vizita specialistike.

Çertifikata mjeksore.

Analiza hematologjike.

Analiza biokimike.

Analiza mikrobiologjike.

Analiza histopatologjike

Poliklinika Biohit operon në Kosovë në tri pika kryesore Pejë, Istog dhe Deçan ndërsa së shpejti do të mund t’a gjeni edhe në Prishtinë.

Për më shumë informacione rreth kësaj klinike, ndiqni linkun në vazhdim:

http://bit.ly/37NNs8D

Shpërndaje: