Oda e Afarizmit të Kosovës

Gjatë takimit “Kafja e mëngjesit” me bizneset e Komunës së Podujevës, pronari Fabrika Për Përpunimin e Drurit “duglas”, Sinan Sfishta shprehu shqetësimin e tij me problemet që ka me gjykatat. Lënda e Sfishtës zvarritet në gjyjkata tash e pesë (5) vite, pavarësisht se dy ekspertiza kanë vërtetuar se kompania “DUGLAS” ka lëndën në gjendje të rregtull, sot e asaj dite pagesa nuk realizohet.

Tash e pesë vite gjykata nuk i lëshon paratë biznesit pavarësisht dy ekspertizave që kanë vërtetur se produkti është në gjendje të rregullt, dhe kanë konstatuar se biznesi është i dëmtuar nga ATK.

Sfishta theksoi se ekzistojnë edhe shumë kompani të përfshira në probleme të kësaj natyre.