Një delegacion i Odës së Afarizmit të Kosovës ka vizituar Parkun e Biznesit në Drenas, me qëllim të njohjes së sfidave nëpër të cilat po kalon biznesi në përgjithësi. Me këtë rast vizituam edhe anëtarin tonë, “Behari” shpk.

Z. Bujar Rama drejtor i kësaj kompanie i njoftoi mysafirët me sfidat nëpër të cilat po kalojnë bizneset, sidomos me mungesën e energjisë elektrike, ndërprerjet e shumta dhe në shumë raste edhe pa paralajmërim. Z. Rama falënderoj OAK-un që po u gjendet afër bizneseve, sidomos në tejkalimin e problemeve që po ka afarizmi në Kosovë.

Ndërsa z. Mulaj i premtoj bashkëpunim të sinqertë, por edhe angazhim konkret në tejkalimin e barrierave që ka sot biznesi.

http://behari-ks.com/

Shpërndaje: