Bizneset përkrahin OAK-në në mbështetjen e tyre

Në zyrët e Odës së Afarizmit të Kosovës u priten në takim bizneset anëtare z.Qendrim Kryeziu nga “Isp-broadcast” dhe z.Naim Tërnava nga Traveks, ku u diskutuan çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë më zhvillimin e bizneseve.

Anëtari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës z.Hysni Zogaj u shpreh që OAK është duke ofruar vazhdimisht shërbime për bizneset, të cilat po ndihmojnë në krijimin e një ambienti sa më të mirë të të bërit biznes.

Nga ana tjetër z.Kryeziu dhe z.Tërnava u shprehën mjaft të kënaqur me shërbimet që po u ofrohen ngaOda e Afarizmit të Kosovës dhe kjo është edhe arsyja kryesore pse këto dy biznese vazhdojnë të jenë anëtare të Odës tash e dy vite radhazi.

Në fund të takimit nga të dy palët u theksua që OAK është vendi ku bashkohen bizneset Kosovare, indentifikohen problemet dhe Qeverisë i ofrohet edhe alternativë.

Në këtë takim morën pjesë: anetari i bordit Hysni Zogaj dhe koordinatorja Donika Gashi.