Oda e Afarizmit të Kosovës

Mendi- P i bashkohet Odës së Afarizmit të Kosovës, duke u bërë edhe anëtari më i ri në sektorin minerar.

Pas angazhimeve të shumta që OAK është duke bërë për të përfshirë kërkesat e bizneseve në Projektligjin për Miniera dhe Minerale, Astrit Thaqi pronar i gurthyesit Mendi-P, vendosi të i bashkohet OAK-së duke e mbështur në këtë nismë.

Oda e Afarizmit të Kosovës është duke punuar vazhdimisht që të i shtyj përpara kërkesat e bizneseve të sektorit minerar  në mënyrë që të përfshihen në ligjin që pritet të hyjë në fuqi.