Në mesin e qindra bizneseve anëtare të cilat janë pjesë e Odës së Afarizimit të Kosovës, së fundmi kësaj liste i’u është shtuar edhe biznesi më i ri anëtar i cili është Shema Sahiti – Official.

Përfaqesueset e OAK-së u pritën në takim nga pronarja e dyqanit Shemsije Sahiti me ç’rast u diskutua rreth eksperiencave të rrugëtimit të saj, vështirësive të gjetjes së fuqisë punëtore, sfidave dhe problemeve me të cilat po përballen bizneset gjatë pandemisë.

Për më tepër, biznesi Shema Sahiti – Official ofron një gamë të gjerë dhe llojllojshmeri të produkteve të trendeve të fundit të modes. Duke i’u përkushtuar punës, suksesi dhe emri i tyre ka arritur të ndëgjohet edhe në tregjet ndërkombëtare.Për më shumë informacione rreth biznesit, klikoni ne linkun më poshtë:

https://bit.ly/3sSDta1

Shpërndaje: