“Alb Architect” është pjesë e qindra bizneseve anëtare në Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK), për një kohë të gjatë.
Veprimtaria kryesore e biznesit Alb-Architect përfshinë shërbimet inxhinierike, ndërtim, menaxhim të projekteve dhe mbikëqyrje si në Kosovë dhe në rajon.
Së fundmi kompania “Alb Architect” ka hapur zyrtarisht degën e saj edhe në kryeqytetin e Shqipërisë-Tiranë duke qenë kështu të gatshëm për sfida të reja.
“Alb-Architect” është themeluar në Janar 2008 nga inxhinierë të cilët kanë punuar së bashku gati një dekadë në menaxhimin e disa prej projekteve më të mëdha që nga pas luftës, në Kosovë.
Në një periudhë kohore relativisht të shkurtër, Alb-Architect ka krijuar një portfolio të pasur ne fushën e Projektimit, Mbikëqyrjes, Ndërtimit, si dhe Menaxhimit të Projekteve për institucione shtetërore si: Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Financave.
Për më shumë detaje rreth kompanisë, klikoni linkun në vazhdim: