Oda e Afarizmit të Kosovës

 

Shërbimet dhe mbështetja që OAK ofron për bizneset anëtare ishin vetëm disa nga çështjet e diskutuara gjatë një takimi të mbajur nga përfaqësuesit e OAK-së sekretari i bordit Diamant Elshani dhe anëtari i bordit Hamdi Malushaj me  përfaqësuesin nga biznesi BINAKU.

Gjatë këtij takimi u diskutu për ambientin e të bërit biznes dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen bizneset në Kosovë.

Për më shumë, Binaku është kompani e cila e ushtron veprimtarin e saj me shumë sukses tash e 19 vite në fushën e klimatizimit ku edhe bënë shitjen, monitorimin dhe servisimin e të gjitha llojeve të klimave të brendit VIVAX.