Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me shumë kënaqësi i’u prezanton me biznesin e saj anëtar “Dauti Komerc”, e i cili sot feston 30 vjetorin e themelimit të kompanisë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, është krenare që në mesin e qindra bizneseve anëtare të cilat janë pjesë e jona të ketë edhe kompaninë “Dauti Commerce”, e cila ka treguar lojalitetin e saj ndaj Dhomës.

Sukseseve të bizneseve tona anëtare pa dyshim se i’u gëzohemi dhe i vlerësojmë lartë duke pasur parasysh se të bërit biznes në Kosovë, aktualisht nuk është aspak e lehtë dhe arritja e objektivave që në këtë rast kompania “Dauti Commerce” i ka vendosur vetës padyshim se është për t’u çmuar dhe vlerësuar lartë.

“Dauti Komerc”, bënë prodhimin e shumë produkteve ushqimore në mesin e të cilave makaronat e shpagetat divella, biskotat divella, riso divella etj.

Kjo kompani poashtu është distributori i vetëm për disa produkte përfshirë brendin Berny, djathin e bardhë francez nga brendi i njohur Flechard, Popcorn nga MagicPop dhe shumë produkte të tjera ushqimore.

Kompania “Dauti Komerc” është lider në rajon e më gjerë në fushën të cilën ajo operon, duke i përmbushur nevojat e konsumatorëve në përputhje me pritshmëritë e tyre.

Falë besimit të ndërtuar, Dauti Komerc është prezente në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi.

Për më shumë informacione rreth kompanisë, klikoni linkun në vazhdim:

https://www.facebook.com/dautiks/photos