Në Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK) tashmë janë të anëtarësuara me qindra biznese ndërsa së fundmi OAK-së i është bashkangjitur edhe biznesi “Borovci Ndërtim Group sh.p.k”.

Përfaqësuesit e OAK-së në këtë takim janë pritur nga pronari i biznesit z.Ardit Borovci me ç’rast u diskutua për sfidat e të bërit biznes në Kosovë dhe mbi shërbimet të cilat i ofron Oda e Afarizmit të Kosovës për bizneset.

Për më tepër, “Borovci Ndërtim Group sh.p.k” është një nga ndërrmarrje lidere në Kosovë në prodhimin dhe përpunimin e aluminit përderisa posedon edhe depon e materialit ndertimor.

Përvoja e punës në prodhimin e këtyre produkteve, stafi i kualifikuar si dhe një përkushtimi i lartë profesional ka mundësuar që kjo ndërmarrje  të ndërtoj një sistem shpërndarje që mbulon gati çdo pikë të shitjes në Kosovë.

 Më shumë informacione rreth kompanisë, gjeni përmes linkut në vazhdim:

https://www.facebook.com/Borovci.Llamarina