“Çeta General Invest Group” dhe “Harsisi Group” i bashkohen OAK-ut

Përfaqësuesit e Odës se Afarizmit të Kosovës (OAK), vizituan kompanitë “Çeta General Invest Group” dhe “Harisi Group” në Fushë Kosovë, ku u pritën nga z. Valon Bajraktari dhe z. Masar Kabashi.

Çeta General Invest Group – Kompani ndërtuese dhe projektuese e cila me përkushtimin e saj ka dëshmuar se është ndër kompanitë më serioze në vend sa i përket këtij sektori, duke bashkëpunar ngushtë me kompaninë Harisi Group, e cila veprimtari primare ka vlerësimet e patundshmërive dhe vlerësimet e ndikimit në mjedis (VNM).

Z. Ismet Mulaj drejtor ekzekutiv nga OAK-u informoj z. Kabashi dhe z. Bajraktari për qëllimin e themelimit të Odës, duke treguar se veprimtaria e OAK- ut është e fokusuar në ofrimin e shërbimeve për bizneset.

Në këtë takim u diskutua për sfidat me të cilat po përballen këto biznese dhe mundësitë e bashkëpunimit me Odën e Afarizmit të Kosvës.

z. Kabashi dhe z. Bajraktari falenderuan përfaqësuesit e OAK-ut për, duke theksuar se themelimi i një Ode funksionale është e domosdoshme për vendin.
https://www.facebook.com/ceta.gig/