Rrjetit të anëtarëve në Oda e Afarizmit të Kosovës, së fundi i është bashkuar edhe fabrika City-sa Fabrika e shamponit me seli në Fushë Kosovë.

Në kuadër të vizitave tek bizneset, përfaqësues të OAK-së vizituan biznesin “City Sa”, ku u pritën në takim nga pronari Sadik Makolli.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat e të bërit biznes në Kosovë, mungesa e fuqisë punëtore, e mbështetja që duhet ofruar për prodhimet vendore.

“City Sa” është fabrikë me një traditë të gjatë pune, ku veprimtari kryesore ka prodhimin e shamponëve të ndryshme, detergjentëve për rroba, detergjenteve për pastrim të shtëpisë pallomave, aromatizues, dezinfektues dhe nga viti i kaluar prodhimin e shamponëve për kafshë.

Së fundmi “City Sa” ka filluar edhe prodhimin e produkteve të letrës duke filluar nga qese të letrës, gota, pipa të letrës etj.

Detajet rreth kompanisë mund ti gjeni përmes webfaqes:https://city-sa.com/