Në mesin e qindra bizneseve anëtare të cilat janë pjesë e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK), së fundmi kësaj liste i’u është shtuar edhe biznesi më i ri anëtar i cili është “Cnc Noll shpk”.

Përfaqësueset e OAK-së u pritën në takim nga pronari i kompanisë z.Selman Kadriu, me ç’rast u diskutua rreth eksperiencave, sfidave dhe problemeve me të cilat po përballen bizneset gjatë pandemisë. Në mes të tjerash në kuadër të këtij takimi, u diskutua edhe rreth aktiviteteve dhe çështjeve me prioritet që po i trajton oda.

Për më tepër, kompania ”CNC NOLL SH.P.K” bënë prodhimine veglave injektuese, veglave për prodhimin e kalupave për PET ambalazh si dhe pjesë për makineri të ndryshme nga të gjitha llojet e metalit dhe plastikës.

Më shumë informacione rreth kompanisë, mund të gjeni duke klikuar linkun në vazhdim:

https://www.facebook.com/CNCNOLL