Pas shqipërimit të emrit nga “Oda e Afarizmit të Kosovës” në “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë”, me kënaqësi ju njoftojmë që tashmë kemi përzgjedhur edhe logon e re, e cila do të na identifikojë nga tani e tutje.

Me qëllim të qëndrimit besnik ndaj logos së mëhershme, Dhoma e Tregtisë bëri disa modifikime tek logo paraprake, duke e gërshetuar me simbolin e ri, ashtu që të jetë sa më e pranueshme për anëtarët e njëkohësisht të jetë përfaqësusese e punës dhe veprimtarisë së dhomës.

Kombinimi i ngjyrave kaltër dhe verdhë, ngërthen në vete kombinimin mes kredibilitetit dhe energjisë së punës.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë i është mirënjohëse dhe falënderon kompaninë anëtare “SIMS Marketing Agency” dhe drejtorit të saj Shpat Konomi për punën e palodhshme dhe kontributin e dhënë në këtë aspekt, duke dhënë propozimet dhe transformuar një pjesë të ideve tona në praktikë gjatë punimit të kësaj logo.