Oda e Afarizmit të Kosovës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në kuadër të vizitave të rregullta tek bizneset anëtare, në bashkëpunim me përfaqësuesit e IPR Project organizoi disa takime individuale dhe grupore me disa nga bizneset e regjionit të Pejës.

Këto takime u zhvilluan me qëllim të ndërgjegjësimit të NVM-ve për Pronësinë Industriale (PI) dhe rolin “informativ” të PI-së në procesin e inovacionit. Ky pilot projekt ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe sensibilizimin e operatorëve ekonomik, që zhvillohet me asistencë të Projektit “Përkrahja e BE-së për Sistemin e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Kosovë”.

Përveç nga prezentimi i përfaqësueses së IPR Project, Arife Yilmaz, bizneset patën mundësi që gjatë diskutimit të informohen më detajisht edhe për çështjet me interes për ato.

Ky ishte takimi i parë i llojit të tillë i organizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe IPR Project, i cili kishte karakter informues dhe rrjetizues me bizneset e rajonit të Pejës.