Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në vazhdimësi po viziton prodhuesit vendor, në mënyrë që nga afër të shoh procesin e punës e gjithashtu të identifikoj barrierat me të cilat ata janë ballafquar dhe aktualisht po ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Skënder Krasniqi u prit në takim nga dy prej pronarëve të fabrikës “Weng Fat Pulotry” SH.P.K., në Skënderaj, Isa Tahiri e Jeroen Ijzerman dhe bashkëpunëtoren Vlora Mehmeti.
Isa Tahiri informoi për sfidat që kanë kaluar për të arritur deri në pranimin dhe licencimi i eksportit të produkteve të mishit nga Kosova në vendet e Evropës.
Përveç tjerash, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për shërbimet dhe lobimin e pandërprerë që Dhomë e Tregtisë dhe Industrisë po bënë, përmes të cilave synon të ndikoj në krijimin e lehtësirave për sektorin privat në Kosovë.
“Weng Fat Pulotry” SH.P.K. është fabrikë e përpunimit të mishit të rosave, e vetmja në Kosovë që është e licencuar për eksport të produkteve të mishit edhe në shtetet e BE-së.
Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim!