Oda e Afarizmit të Kosovës

Përfaqësuese të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë vizituan biznesin anëtarë “Dauti Komerc” SH.P.K., me seli në Ferizaj, ku u takuan me drejtorin Bashkim Krosi.

Me këtë rast, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ndau mirënjohje me rastin e 30 vjetorit të themelimit të kompanisë si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndër vite të “Dauti Komerc” SH.P.K. me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

“Dauti Komerc” SH.P.K. ushtron veprimtarinë e tij tash e 30 vite, ku fillimisht ishte prezent në Maqedoni të Veriut, ndërsa në vitin 2000 u zgjerua prezenca e tij në Kosovë, duke vazhduar tutje edhe në Mal të Zi e në Shqipëri.

Fillimisht u orientua në distribuim të mallrave ushqimore nga prodhuesit vendor, “Dauti Komerc” SH.P.K. arriti që të krijoj bashkëpunim edhe me prodhues tejet serioz jashtë vendit, ndërsa në vitin 2003 u përfshinë edhe në fushën e shpedicionit dhe transportit, ndërsa në vitin 2005 u shtua reparti i paketimit. Sot, “Dauti Komerc” SH.P.K. ka mbi 800 të punësuar, furnizohet nga 82 shtete të botës dhe është një ndër 50 kompanitë më të fuqishme të Maqedonisë së Veriut.

Të gjitha qendrat e distribuimit funksionojnë me standarde ndërkombëtare si ISO, HACAPP, HALLALL dhe me teknikën më moderne për menaxhim, monitorim, ruajtje dhe transport të mallrave.

“Dauti Komerc” SH.P.K. është distributor i autorizuar i disa kompanive, si në vijim: Alkaloid, Divella, Meggle, Akova Group, Frutex, Mirato, Flechard, Beyaz Kagit.