Në zyret e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë kishim kënaqësinë të mirëpresim në takim Ambasadorin e Luxembourgut në Kosovë z. Patrick Heck, dhe shefin e Ambasadës z. Eric Dietz.


Ky takim kishte për qëllim njoftimin reciprok, diskutimin rreth mundësive të bashkëpunimit në aspektin ekonomik mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Luxemburgut, si dhe potencialet e biznesve tona me qëllim të shkëmbimit tregtar.