Oda e Afarizmit të Kosovës

Me qëllim të njoftimit dhe krijimit të urave lidhëse të bashkëpunimit ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovës dhe Ambasadës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, përfaqësues të Dhomës së Tregtisë mirëpritën në zyrat e saj ambasadorin Xhabir Hamiti.

Ndër çështjet për të cilat u diskutua gjatë këtij takimi ishin sfidat të cilat po hasin bizneset gjatë fushë veprimtarisë se tyre, investimet strategjike, mundësitë e eksportit të produktet që prodhohen në Kosovë në vendet tjera si dhe kontributi që Dhoma e Tregtisë dhe Ambasada mund të japin në ndërlidhjen e bashkëpunimit për bizneset e të dyja vendeve.

Kryetari i bordit Skënder Krasniqi duke uruar për suksese në punën e tij, ka njoftuar Ambasadorin Hamiti me punën dhe aktivitetet e Dhomës së Tregtisë si dhe punën e vazhdueshme që po bënë në përmirësimin e infrastrukturës për bizneset në vend.

Në anën tjetër, Ambasadori Xhabir Hamiti ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë me qëllim të dhënies së kontributit të ambasadës për mundësinë e krijimit të urave lidhëse për bashkëpunim ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.