Në kuadër të vizitave tek bizneset, zyrtar të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë u pritën në takim nga Arben Ismajli, pronar i Art Trade Group SH.P.K., me seli në Gjilan.

Ky takim ishte i natyrës njoftuese, ku u diskutua për shërbimet e Dhomës së Tregtisë për bizneset anëtare, lobimin e vazhdueshëm për krijim të klimës më të favorshme të të bërit biznes në vend si dhe efektin e ndryshimeve të fundit që po ndodhin në aspekt global, me theks të veçant ngritja e çmimeve.

Art Trade Group SH.P.K. funksionon si biznes që 15 vite me një numër prej 12 punëtorësh. Veprimtaria e tij shtrihet kryesisht në shitjen me shumicë të elementeve sanitare për banjo dhe ujësjellës si dhe në prodhimin e gypave fleksibël të dimensioneve të ndryshmve varësisht nga kërkesat e tregut.

Përveç plotësimit të nevojave të tregut në Kosovë, kompania në fjalë një pjesë të produkteve të saj i eksporton për në Serbi. Gjithashtu është përfaqësues i brendeve të ndryshme botërore.