Në kuadër të vizitave tek bizneset në komunën e Rahovecit, zyrtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kanë realizuar takim me Liridon dhe Fahredin Krasniqin përfaqësues të biznesit “Anadrini Wine”.

Takimi kishte karakter njoftues lidhur me aktivitetet, punën dhe kontributin që Dhoma e Tregtisë ka dhënë drejt komunitetit të bizneseve, njëkohësisht edhe Dhoma e Tregtisë u njoftua me historinë dhe sfidat me të cilat përballet biznesi.

”Anadrini Wine” bënë brendimin e verërave dhe eksportin në Gjermani e Zvicër, si biznes është themeluar në dhjetor të vitit 2021 ndërsa me punë ka filluar në Mars të këtij viti. Kurse së shpejti do të filloj edhe me prodhimin e verës.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësit e bashkëpunimit.