Oda e Afarizmit të Kosovës

Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë zhvilluan takim me bashkëpronarin e kompanisë Inner Design SH.P.K. – z. Irfan Berisha.

Inner Design SH.P.K. është fabrikë mobileve e cila merret me prodhimtarinë e drurit. Kompania bën prodhimin e produkteve të ndryshme si: Kuzhinave, dhomave të gjumit, enteriereve, paradhomave, tavolinave & karrikave e shumë të tjera. Inner Design SH.P.K. ka një përvojë shumëvjeçare në veprimtarinë e saj dhe përveç që përmbush kërkesat e brendshme të tregut, një pjesë të prodhimit e ka edhe destinacion për eksport. Eksporti i kompanisë kryesisht koncetrohet në shtetet Evopiane si Zvicër, Gjermani, Belgjikë etj.

Në takimin e realizuar z. Berisha na njoftoi më detajisht edhe me punën dhe me sfidat me të cilat po përballet, e në anën tjetër gjithashtu edhe biznesi u njoftua rreth shërbimeve dhe aktiviteteve të cilat i organizon Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë me qëllim rritjen, rrjetizimin dhe zhvillimin e bizneseve të Republikës së Kosovës.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen!
Për më shumë informata rreth kompanisë vizitoni faqen në Facebook:
https://www.facebook.com/innerdesign.ks