Oda e Afarizmit të Kosovës

Në kuadër të vizitave tek bizneset në Komunën e Podujeves përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, kanë vizituar biznesin “Lirimi Plast”.

Në këtë takim u mirëpritëm nga drejtori i kompanisë, Lavdim Maloku.

Me këtë rast biznesi “Lirimi Plast” u njoftua për shërbimet që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ofron për bizneset anëtare si dhe u diskutua edhe për sfidat e bizneseve gjatë ushtrimit të fushëveprimtarisë së tyre, ngritjes enorme të çmimeve dhe situatën ekonomike të krijuar në vend për shkak të krizës ekonomike globale.

Për më  tepër “Lirimi Plast” është themeluar në vitin 2006 dhe ka mbi njëzet punëtorë. Kompania në fjalë merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve të plastikës, duke eksportuar kështu produktet e tyre në Zvicër, Gjermani dhe Austri.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësit e bashkëpunimit.

Për më shumë informacione rreth kompanisë klikoni linkun në vazhdim:

https://www.facebook.com/Lirimishpk