Oda e Afarizmit të Kosovës

Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë zhvilluan takim me pronarin e kompanisë MAL GROUP SH.P.K. – z.Bujan Muhaxheri.

MAL GROUP SH.P.K. është fabrikë e cila bën prodhimin qeseve të letrës. Qeset prodhohen në madhësi të ndryshme dhe ato mund të personalizohen sipas dëshirës. Kompania ka filluar punën që nga viti 2016 dhe momentalisht ka rreth 7 punëtorë nën menaxhim. MAL GROUP SH.P.K. përveç që bashkëpunon me bizneset brenda Republikës së Kosovës, ajo ka bashkëpunim edhe me kompani që funksinojnë në Evropë dhe Regjion.

Në takimin e zhvilluar u diskutua rreth situatës së fundit të krijuar në vend dhe rreth rritjes së çmimeve të produkteve në përgjithësi, gjë që ka krijuar pengesa të reja dhe të papritura për bizneset.

Gjithashtu, Muhaxheri u njoftua më hollësisht me aktivitetet, punën dhe kontributin që Dhoma e Tregtisë ka dhënë drejt komunitetit të bizneseve dhe u njoftua për mudësitë e reja të zhvillimit që po u ofrohen bizneseve.

Dhoma e Tregtisë dhe MAL Group SH.P.K. lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim të ndërsjelltë në të ardhmen.