Përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë vizituan biznesin “Toska Electronics” në Gjilan, ku u pritën në takim nga Halil Toska pronar i biznesit.

Ky takim u realizua në kuadër të vizitave të cilat Dhoma e Tregtisë bënë tek bizneset dhe kishte për qëllim njohjen reciproke dhe diskutimin rreth mundësive të bashkëpunimit.

Biznesi “Toska Electronics” është themeluar në vitin 2000 dhe bën shitjen, transportin dhe mbështetjen pas shitjes së pajisjeve elektro shtëpiake duke ofruar disa nga brendet më të mëdha në Evropë dhe Botë.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.