Përfaqësuese të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë vizituan fabrikën e mobileve “Celi”, me seli në Podujevë ku u pritën në takim nga përfaqësuesi i biznesit Ferat Ejupi.
Gjatë këtij takimi përfaqësueset e Dhomës së Tregtisë u njoftuan nga afër me veprimtarinë e biznesit, njëkohësisht njoftuan përfaqësuesin e biznesit për shërbimet dhe punën e Dhomës së Tregtisë për bizneset në vend.
Fabrika e mobileve “Celi” është themeluar në vitin 2002 dhe merret me prodhimin e të gjitha llojeve të mobileve.
Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësit e bashkëpunimit.
Për më shumë informacione rreth kompanisë, klikoni linkun në vazhhdim: