Në kuadër të vizitave të bizneset, përfaqësuese të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë janë pritur në takim nga Driton Muja, pronar i fabrikës “TONEX“ SH.P.K., në Gjilan

Takimi kishte karakter njoftues me biznesin ndërsa u diskutuan sfidat me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe shërbimet që i ofron Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë për bizneset anëtare.

“TONEX” është fabrike në Gjilan e cila bënë prodhimin e llaçëve si dhe artikujve të tjerë prej betonit, llaçit dhe çimentos.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.