Zyrtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në kuadër të vizitave tek bizneset, janë pritur në takim nga Teuta Sefaj, përfaqësuese e Mobileria Ajani SH.P.K., me seli në Pejë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe shërbimet që i ofron Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë për bizneset anëtare.

Mobileria Ajani SH.P.K. vepron në industrinë e përpunimit të drurit më saktësisht në prodhimin e kuzhinave, dhomave të gjumit dhe të tjera, varësisht nga kërkesat e klientëve. I njejti si biznes është themeluar në vitin 2021 dhe kryesisht është i fokusuar në tregun vendor.

Gjendja aktuale në botë ka ndikuar edhe tek ky biznes e sidomos ngritja enorme e çmimeve të produkteve.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.