Mobileria “Sollova” me seli në Podujevë ishte biznesi i radhës i cili u vizitua nga përfaqësueset e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.
Takimi u realizua me pronarin e kompanisë Bardhyl Sollova, ku me këtë rast përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë u njoftuan nga afër me veprimtarinë e biznesit dhe ecurinë e punës në këtë kompani.
Në kuadër të këtij takimi pronari i biznesit u njoftua edhe për shërbimet dhe punën e Dhomës së Tregtisë në ndihmë të bizneseve në vend.
Mobileria “Sollova” merret me prodhimin e kuzhinave dhe të gjitha llojeve tjera të mobileve.
Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
Për më shumë informacione rreth kompanisë, klikoni linkun në vazhhdim: