Në vazhdën e vizitave tek bizneset që ushtrojnë veprimtarinë në Zonën Industriale në Shirokë të Suharekës, zyrtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrise Kosovë vizituan fabrikën “Swiss Storen” SH.P.K., ku u takuan me pronarin Rifat Aliaj.

Gjatë këtij takimi u diskutua për shërbimet që Dhoma e Tregtisë ofron për bizneset anëtare si dhe për sfidat me të cilat bizneset, me theks ato prodhuese, po hasin si rrjedhojë e procedurave burokratike.

“Swiss Storen” SH.P.K.është investim i diasporës në Kosovë, të cilët janë themeluar në vitin 2015, e cila është e specializuar në prodhimin e roletave për shtëpi, banesa, hapësira komerciale dhe ndërtes administrative.

Përveç që është prezente në tregun vendor, “Swiss Storen” SH.P.K. eksporton afërsisht 70% të prodhimeve të tyre në tregun ndërkombëtarë, me theks të veçantë në Zvicer.

Në fund të takimit, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit!

Për më shumë informata lidhur më “Swiss Storen” SH.P.K. referojuni vegëzës në vijim: http://swissstorenmp.ch/