Gjatë vizitave tek bizneset në komunën e Prishtinës, zyrtarët e Dhomës së Tregtisë zhvilluan takim me pronarin e biznesit Teco – z. Kushtrim Alihajdaraj.

Në takimin e zhvilluar biznesi u njoftua me aktivitetet, punën dhe kontributin që Dhoma e Tregtisë ka dhënë drejt komunitetit të bizneseve, dhe njëkohësisht edhe Dhoma e Tregtisë u njoftua me historinë dhe sfidat me të cilat përballet biznesi.

Njëra prej sfidave apo dukurive e cila po shfaqet shumë më shpesh kohëve të fundit tek bizneset e Kosovës është mungesa e punëtorëve të kualifikuar, sfidë me të cilin po përballet edhe kompania Teco.

Përndryshe Teco është kompani profesionale e specializuar që projekton dhe instalon sisteme të kamerave vëzhguese, alarme kundër vjedhjes, alarme kundër zjarrit, sisteme LAN etj.

E themeluar më 2017, Teco ka një përvojë të gjatë në këtë fushëveprimtari dhe gjithashtu edhe një numër të madh të bashkëpunëtorëve.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim.