Në komunën e Gjilanit, zyrtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë vizituan biznesin “Zuka Company” SH.P.K., ku u takuan me pronarin Andi Zuka.

Gjatë këtij takimi u diskutua për përfitimet e bizneseve nga Dhoma e Tregtisë, e të cilat ndër të tjera përfshijnë edhe lobimin e vazhdueshëm tek përfaqësuesit e institucioneve, në mënyrë që të kriohet ambient sa më i favorshëm për të bërit biznes në vend.

“Zuka Company” SH.P.K. është e profilizar në asfaltimin e rrugëve, hapje të kanalizimev, hapje të temeleve, rrënim të shtepiave etj.

Në fund të takimit, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit!