Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë gjatë vizitave tek bizneset në Komunën e Ferizajit, u pritën në takim nga Ardian Lusnjani përfaqësues i kompanisë Makrotek LLC.
Makrotek është biznes startup me ide inovative, i themeluar nga një grup i të rinjëve inxhinier. Makrotek ofron produkte të përpunimit të metaleve kryesisht me gdhendje me makineritë më të fundit CNC, ku me 80% të produkteve eksport, biznesi si primare ka tregjet e Zvicrës dhe Gjermanisë, ndërsa që është prezent edhe në Austri e Norvegji.
Makrotek përbëhet nga ekspertë dhe profesionistë të fushës të cilët falë punës dhe angazhimit kanë arritur që të prodhojnë edhe reduktorin e makinës Porsche.
