Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpritën në takim EPI Centar International (Economy Planning Innovation) nga Maqedonia e Veriut, përfaqësuar nga Ljubomir Dimovski dhe Meri Cuculoska.
Takimi kishte karakter njoftues mes të dyja palëve, duke shkëmbyer informacione reciproke dhe aktivitetet që të dy palët janë duke ndërmarrë aktualisht.
Një ndër çështjet të cilat u diskutua gjatë këtij takimi ishte edhe bashkëpunimi që kanë bizneset me Doganën në Kosovë, sfidat që hasin operatorët ekonomik, dhe se çfarë nevojitet të bëhet në këtë drejtim. Ky aktivitet ishte në kuadër të procesit të vlerësimit që kjo kompani është duke bërë, si angazhim nga Ambasada Amerikane në Maqedoni të Veriut, rreth projektit të implementuar e që kishte të bënte me prespektivën e sektorit privat rreth punës së Doganave.
EPICENTAR International është një kompani private konsulente, me përvojë në punë me organizata ndërkombëtare.
