Oda e Afarizmit të Kosovës

Zyrtar të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë vizituan fabrikën “Wintech” SH.P.K., me seli në Parkun e Bizneseve në Drenas, ku në takim u pritën nga përfaqësuesit Albion Asllani, Marigona Asllanaj, Egzon Elshani dhe Lavdim Istogu.

Me theks të veçantë gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat biznesi po ballafaqohet gjatë ushtrimit të veprimtarisë si dhe shërbimet që Dhoma e Tregtisë ofron për bizneset anëtare, ku qëllimi i vetëm është krijimi i klimës më të favorshme për të bërit biznes në vend.

“Wintech” SH.P.K. është e themeluar nga viti 2017, të cilët fillimisht janë krijuar për të plotësuar nevojat e kompanisë ndërtuese “Vllezërit Asllani” SH.P.K., mirëpo kualiteti, profesionalizmi dhe përkushtimi në punë ka bërë që përveç në tregun vendor, të shtrihet prezenca edhe në tregun ndërkombëtarë, si në Gjermani, Belgjikë, Zvicër dhe në Kanada.

“Wintech” SH.P.K. është e specializuar në prodhimin e dyerve dhe dritareve nga PVC dhe Alumini, prodhimin e roletave, prodhimin e fasadave të xhamit dhe fasadave ventiluese.

Si rrjedhojë e këtyre avancimeve profesionale dhe kërkesës për xham, nga viti 2020 filloi puna edhe në fabrikën për përpunimin e të gjitha llojeve të xhamit që është emërtuar si “WINTECH GLASS”.

Në fund të takimit, palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim!