Në kuadër të vizitave tek bizneset, përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin Edilgraniti, ku u takuan me pronarin Besim Morina.

Përveç shërbimeve që OAK ofron për bizneset anëtare, gjithashtu u diskutua edhe për sfidat në të cilat bizneset po hasin për sigurim të stafit të kualifikuar.

Gjatë këtij takimi u arrit edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet OAK dhe Edilgraniti, duke u bërë kështu edhe bashkëpunëtori më i ri i odës.

Për më shumë informata rreth kompanisë, klikoni vegzen në vijim:

http://www.edilgraniti-rks.com/rrethnesh.php