Në mesin e qindra bizneseve anëtare të cilat janë pjesë e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK), së fundmi kësaj liste i’u është shtuar edhe biznesi “Egzona Krasniqi Handmade”.

Përfaqësueset e OAK-së e pritën në takim pronaren e dyqanit “Egzona Krasniqi Handmade”. Me këtë rast u diskutua rreth eksperiencave të rrugëtimit të saj, vështirësive që hasen gjatë të bërit biznes si dhe sfidave me të cilat po përballen në përgjithësi bizneset gjatë kësaj kohe të pandemisë.      

Për më tepër, biznesi “Egzona Krasniqi Handmade”, bënë punimin e stolive dhe aksesore të ndryshëm të cilat  kanë vlerë të madhe artistike. E veçantë e këtyre aksesorve, është se ato janë të punuara me dorë.

Për më shumë informacione rreth këtij biznesi, klikoni linkun në vazhdim:

https://www.facebook.com/Egzona-Krasniqi-Handmade-759051057523710/about