Qindra bizneseve anëtare të Odës së Afarizmit i është bashkuar kompania EING COM, me seli në Prishtinë

EING COM është kompani e cila merret me rregullimin e parqeve, shesheve, hapësirave tjera publike, rrugëve, ujësjellësit e kanalizimit.

Gjatë takimit të realizuar nga zyrtare të OAK-së, me përfaqësuesit e EING COM Eljesah dhe Jeton Podrovrica u diskutua për sfidat me të cilat bizneset po ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, e rëndësisë së ofrimit të përkrahjes më të madhe për bizneset.

Si kompani me përvojë shumë vjeçare EING COM bën edhe mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve dhe parqeve.

Po ashtu EING COM bën edhe ndërtimin e objekteve banesore dhe jo banesore, lyerjen dhe vendosjen e xhamave, pastrimin e përgjithshëm të ndërtesave, prodhimin e produkteve prej betonit për qëllime ndërtimi etj.