ELKOS GROUP sponsorizon Klubin FC Besa Pejë

Biznesi anëtar i OAK-së, ELKOS GROUP ka marrë dritën jeshile nga Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave për Lëshimin e Vërtetimit për Sponzorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të sponzorizuar Klubin e Futbollit, FC Besa –Pejë.

Ky sponzorizim ka për qëllim përkrahjen në zhvillimin dhe organizimin e aktiviteteve sportive dhe avancimin e sportit në përgjithësi.

#OAK përgëzon kompaninë ELKOS GROUP për këtë sukses dhe kontributin e dhënë për sportin.