Euro Mushrooms është anëtari më i ri i Odës së Afarizmit të Kosovës. Përfaqësues të kësaj kompanie pohuan se anëtarësimi në OAK ka një rëndësi të veçantë, ngase është një formë e mirë e bashkëpunimit për bizneset në Kosovë në mënyrë që çfarëdo pengese gjatë punës të kalohet më lehtë. 
Për më shumë, Euro Mushrooms bën prodhimin e kërpudhave dhe eksportimin në vende të ndryshme të Evropës.