Listës së gjatë të bizneseve anëtare të cilat janë pjesë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, së fundmi i është bashkuar edhe anëtari më i ri, biznesi “EUROMUSHROOMS”.
Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë me kënaqësi pritën në takim Menaxherin Gjeneral të biznesit “EUROMUSHROOMS” Kolë Prenaj, ku diskutuan rreth gjendjes ekonomike aktuale në vend të bizneseve dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen këto të fundit.
Kompania “EUROMUSHROOMS” gjendet në komunën e Klinës dhe merret me prodhimin dhe shitjen e kërpudhave. Konkretisht, bëjnë prodhimin, përpunimin dhe shitjen e kërpurdhave ekzotike dhe pyjore. Këpurdhat në treg nga kompania shiten si kërpurdha të freskëta, të konservuara dhe të terura.
Që nga themelimi në vitin 1999 “EUROMUSHROOMS” njihet si eksportues madh i këpudhave, me zyre në të gjithë Evropën duke përfshirë Azinë dhe Amerikën e Veriut.
Momentalisht, kjo kompani numëron rreth 20 punëtorë në menaxhim.
Përveç prodhimit, shitjes, terjes dhe konservimit të kërpurdhave kompania bënë edhe grumbullimin me shumicë dhe pakicë të kërpurdhave çofshin ato të pyllit apo të terura.
Aktualisht, si shumë kompani të tjera edhe “EUROMUSHROOMS”, është duke u ballafaquar me sfidën për sigurimin e punëtorëve të kualifikuar.
Me shumë informacione rreth kompanisë klikoni linkun në vazhdim: https://www.facebook.com/euromushrooms.ks