Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit përpunuesi i rrjetave me saldim dhe shufrave të hekurit të cilat përdoren në ndërtim, si dhe rrjeta për gardhe/rrethoja RRONI FER.
Kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi prezentoi aktivitetet e ndërmarra deri më tani nga Oda, duke theksuar që qëllimi kryesor është krijimi i një ambienti më të favorshëm të të bërit biznes në Kosovë.
Labinot Kameri përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës për punën e bërë deri më tani, duke shtuar se fabrika e armaturës Rroni Fer nga sot i shtohet bizneseve që Oda përfaqëson.
http://al.rronifer.com/