Oda e Afarizmit të Kosovës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ju prezanton me anëtarin më të ri N.T.P. ” Interkos Mebel “, me seli në komunën e Ferizajit, përkatësisht Greme.

N.T.P. “Interkos Mebel” është kompani e cila merret me prodhimin e mobilijeve, kuzhinave, dhomave të fjetjes, komodave, paradhomave si dhe shume elementeve tjera të enterierit varësisht nga kërkesat e klientëve. Kompania ka një përvojë shumëvjeçare në veprimtarinë e saj dhe përveç që përmbush kërkesat e tregut të brendshëm, një pjesë të prodhimit e ka të destinuar për eksport.

Duke i uruar mirëseardhje biznesit, besojmë dhe urojmë se së bashku do të arrijmë të gjejmë zgjidhje dhe ndihmojmë në sfidat dhe problemet që paraqiten gjatë aktivitetit biznesor.

Për më shumë rreth biznesit në fjalë, ju ftojmë që të vizitoni faqen e tyre: https://www.facebook.com/interkosmobile