Në Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK) tashmë janë të anëtarësuara qindra biznese ndërsa së fundmi OAK-së i është bashkangjitur edhe “Fabrika e Rrjetës Lipjan”.

Përfaqësueset e OAK-së në këtë takim janë pritur nga bashkëpronari i biznesit Flamur Kodra me ç’rast u diskutua për sfidat e të bërit biznes në Kosovë, ndikimet e pandemisë në ekonomi  si dhe  për shërbimet të cilat i ofron Oda e Afarizmit të Kosovës për bizneset anëtare.

Përgjatë takimit bashkëpronari i biznesit “Fabrika e Rrjetës Lipjan” Flamur Kodra theksoi që shteti duhet të përkrah sa më shumë prodhuesit vendor, në mënyrë që bizneset t’a kenë më të lehtë të shënojnë progres.

Fabrika e rrjetave gjendet në Lipjan dhe ofron prodhime strukturash metalike, shërbime për veshje metalike, kontraktor për rrethime dhe porta.

Për më shumë informacione rreth kompanisë, klikoni linkun në vazhdim:

https://bit.ly/2RVdjXc