Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), të drejtuar nga Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi vizituan fabrikën e thasëve “Fair” SH.P.K., ku u takuan me Bashkim Zejnullahu

Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat “Fair” SH.P.K. po ballafaqohet gjatë ushtrimit të veprimtarisë si dhe shërbimet që OAK po ofron për bizneset anëtare.

“Fair” SH.P.K. është nën ombrellën e korporatës “Thes-Ari”, e cila u themelua në vitin 2014 si një kompani e vogël e fokusuar në prodhimin e thasëve të letrës, ndërsa sot numëron 23 punëtor si dhe është e pajisur me tekonologjinë më inovative në Ballkan për prodhimin e thasëve.

“Fair” SH.P.K. gjithashtu operon edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku ka fabrikën e dytë “Big Packing”, e cila aktualisht i përfaqëson me prodhimet e saj në treg.

Përveç që është prodhuesi më i madh i thasëve të dimensioneve të ndryshme, në vitin 2021 “Fair” SH.P.K., zhvilloi projektin e prodhimit të ngjyrave me bazë të ujit. Ndërsa, gjatë vitit 2022 pritet të jetësoj një projekt të ri që do të jetë tejet inovativ dhe ekologjik.