Komunitetit të bizneseve anëtarë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së fundi i’u bashkua edhe “Fitorja” SH.P.K.
Përfaqësueset e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë realizuan takim me Zeqë Bakalli, përfaqësues i biznesit “Fitorja” SH.P.K., gjatë të cilit diskutuan për lobimin e vazhdueshëm që Dhoma e Tregtisë bënë për të krijuar një ambient sa më të favorshëm për të bërit biznes në vend.
“Fitorja” SH.P.K. ushtron veprimtarinë që nga viti 1990, ndërsa sot ka në kuadër të saj më shumë se 130 të punësuar me përgatitje të ndryshme profesionale.
Teknologjia e avancuar dhe metodat e reja të punës bëjnë që “Fitorja” SH.P.K. të jetë afër klientëve si dhe të konsiderohet si bashkëpunëtore potenciale sepse ofron zgjidhje ideale në fushën e ndërtimit, duke përfshirë këtu projektimin, kalkulimin e detajuar, furnizimin dhe ekzekutimin e projekteve.
“Fitorja” SH.P.K. në kuadër të saj përfshinë sektorin e ndërtimit, betonjerkën, terminalet doganore, kontrollat teknike si dhe sallë të dasmave.
Për më shumë informacione rreth kompanisë, klikoni linkun në vazhdim: