Furra Dora viziton OAK-në

 Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u prit për një takim z. Shpejtim Qenaj, përfaqësuesi nga Furra Dora.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të cilat po pengojnë zhvillimin e biznesit, ku u theksua që edhe pse ky sektor është jetik për Kosovën, nuk po gjejnë përkrahje institucionale. Rëndësi e madhe i’u kushtua edhe bashkimit të të gjithë bukëpjekësve, pasiqë së bashku do të jetë më e lehtë të kontribuojm në një klimë sa më të mirë të të bërit biznes në këtë sektor.

z.Qenaj vlerësoi angazhimin e Odës për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të bizneseve. Në fund të këtij takimi të dy palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit me qëllim të krijimit të lehtësirave për këtë sektor dhe për të gjitha bizneset e Kosovës në përgjithësi.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: koordinatorja Donika Gashi dhe zyrtarja Bleta Zhigolli.