Sot në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u mirëpritën në takim pronarët e Furrës Lumi, Merita dhe Luz Mita.

Gjatë këtij takimi u trajtuan tema të ndryshme, ku përveç që u prezentuan shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare, zyrtarja Qendresa Ibrahimi theks të veçantë i kushtoi problemeve me të cilat po përballen furrat si dhe angazhimet që OAK po ndërmerr për të krijuar lehtësira për këtë sektor.

z.Mita vlerësoi angazhimin e Odës së Afarizmit të Kosovë për përmirësim të klimës së të bërit biznes, e sidomos angazhimin për sektorin e bukëpjekësve. Ata shprehën se ka qenë shumë i nevojshëm ekzistimi i një ode që do t’i mbronte interesat e bizneseve, dhe do të asistonte në përfaqësimin e tyre tek institucionet vendore, andaj përgëzuan OAK për punën e tyre.

Në fund të këtij takimi, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.